Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
’50 mijë euro ose…’! Gruaja kërcënonte 39-vjeçaren, i kishte marrë 5 mijë euro por nuk u mjaftua
FOTO ILUSTRUESE SARANDË- Zyhra Korra, 44 vjeç është arrestuar nga policia pasi shantazhonte në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale një 39-vjeçare nga Saranda. Fillimisht Korra i kishte marrë 39-vjeçares 5 mijë euro dhe se po tentonte që t’i merrte dhe 50 mijë euro të tjera. 44-vjeçarja e shantazhonte 39-vjeçaren me dokumentet e parregullta greke. Zyhra Korra e kërcënonte se nëse ajo nuk do t’i jepte shumat e kërkuara, Korra do të tregonte dhe do t’i digjte letrat 39-vjeçares. Njoftimi i policisë: Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja. Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një...