Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, ndërron jetë drejtuesi i motoçikletës

Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Por, sikurse raportohet drejtuesi i motocikletës ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë Viktima është V. N. 73 vjeç, i cili nuk mundi të mbijetojë për shkak të plageve të marra në disa pjesë të trupit. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.