Ekzekutohet me breshëri plumbash 33-vjeçari në Kotor, i përkiste klanit mafioz

Ekzekutohet me breshëri plumbash 33-vjeçari në Kotor, i përkiste klanit mafioz

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kotor të Malit të zi. Mediat lokale bëjnë të ditur se një 33-vjeçar është ekzekutuar me breshëri plumbash pranë plazhit të Trsteno. Viktima është identifikuar si Boban Sjekloća dhe sipas mediave malazeze, ai ishte i listuar në regjistrat e policisë si një nga udhëheqësit e degës së Cetinjes të “klanit Škaljar”. Policia e kishte kërkuar atë prej disa vitesh, pasi ai ishte në arrati. Sjekloća është përfshirë në aktakuzat e Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit në lidhje me kontrabandën e kokainës. Ai akuzohet gjithashtu për ndihmë në vrasjen e Andrija Gazivodës dhe Pero Muhadinoviqit, e cila u krye në vitin 2020 në Cetinje. Ngjarja fillimisht u raportua si një aksident trafiku. Sipas informacioneve jozyrtare,...