Si u tallën çekët me Ambasadën Ruse dhe si u përshkallëzuan më pas gjërat

Si u tallën çekët me Ambasadën Ruse dhe si u përshkallëzuan më pas gjërat

Nëse ecni në rrugën Heronjtë Ukrainas dhe merrni kthesën në të djathtë për te Sheshi Boris Nemtsov, do të mbërrini për pak para hyrjes së Ambasadës së Rusisë në Pragë. Prej vitit 2020 Praga ka nisur t’ua ndryshojë emrat monumenteve rreth Ambasadës së Rusisë, çka i ka rritur tensionet mes Moskës dhe Perëndimit. Ky mund të ketë qenë vetëm njëri prej vendimeve që ka kontribuuar në përplasjet diplomatike mes dy vendeve, meqë Çekia ka bërë të ditur së fundmi se ua ka ndaluar diplomatëve të paakredituar rusë hyrjen në territorin e saj, përcjell A2. Zona e parë të cilës i është ndryshuar emri afër Ambasadës ruse në Pragë ka qenë një park i vogël në formë trekëndëshi i cili njihej si Sheshi Nën Gështenja. Më...