Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
I kishte marrë një 39-vjeçareje 5 mijë euro përmes kërcënimit, i kërkonte edhe 50 mijë të tjera! E pëson 44-vjeçarja
Shantazhonte dhe kërcënonte një shtetase në rrjetet sociale, i mori 5000 euro dhe i kërkonte edhe 50 000 euro të tjera, vihet në pranga 44-vjeçarja. Në vijim të veprimeve hetimore, lidhur me kallëzimin e një shtetaseje, e cila kishte deklaruar se i ishte marrë një shumë parash nëpërmjet shantazhit dhe kërcënimit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, bënë të mundur ndalimin e autores së dyshuar të shpallur në kërkim, shtetases: Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga...