Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Një nga sulmet më të madha që nga nisja e luftës, Rusia: Kemi kapur mbi 250 dronë ukrainas
Autoritetet ruse njoftuan të hënën se kishin kapur gjithsej 251 dronë ukrainas gjatë natës, në atë që përshkruhet si një nga sulmet ajrore më të mëdha që nga fillimi i luftës me Ukrainën më shumë se tre vjet e gjysmë më parë. Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, sulmi ishte veçanërisht intensiv në rajonin e Detit të Zi. Nga numri i përgjithshëm i dronëve, 40 u rrëzuan mbi gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, 62 mbi Detin e Zi, dhe 5 të tjerë mbi Detin Azov. Ministria nuk sqaroi se sa dronë arritën të godasin objektivat e tyre, duke dhënë vetëm të dhëna mbi numrin e dronëve të rrëzuar.