​Vrasje në Kotor, policia bllokon zonën e plazhit popullor

​Vrasje në Kotor, policia bllokon zonën e plazhit popullor

Policia zbarkoi mbrëmjen e djeshme në zonën e plazhit Jaz në Kotor, pas një vrasjeje të ndodhur pranë plazhit të afërt Trsteno. Sipas mediave malazeze, forca të shumta policore rrethuan zonën duke kontrolluar të gjitha hyrjet dhe daljet, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim. Rrethimi filloi pranë urës në Jaz dhe shtrihet deri në vendin e ngjarjes, që ndodhet rreth një orë larg. Me urdhër të prokurorit të lartë të shtetit, kalimi është ndaluar për publikun, ndërsa zyrtarët po kontrollojnë identitetin e çdo automjeti që ndodhet pranë perimetrit të sigurisë. Trupi i pajetë i një burri, ende i paidentifikuar, është gjetur brenda një automjeti pranë plazhit Trsteno. Sipas informacioneve jozyrtare, viktima dyshohet se është një anëtar i nivelit të lartë i një grupi kriminal, çka ngre dyshimet se kemi të bëjmë...