I mori 5 mijë euro gruas nga Saranda, e shantazhonte dhe për 50 mijë të tjera, arrestohet 44 vjeçarja nga Durrësi

I mori 5 mijë euro gruas nga Saranda, e shantazhonte dhe për 50 mijë të tjera, arrestohet 44 vjeçarja nga Durrësi

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 44-vjeçare nga Durrësi, e dyshuar për shantazh dhe kërcënim ndaj një shtetaseje në rrjetet sociale, me qëllim përfitimin e parave. Arrestimi i Zyhra Korrës u bë pas kallëzimit të një 39-vjeçareje nga Saranda, e cila kishte deklaruar se ishte detyruar t’i jepte 5000 euro përmes shantazhit, ndërsa po i kërkonte  edhe një shumë tjetër prej 50 mijë eurosh. "Z. H., 44 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Shtërngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”. Kjo shtetase dyshohet se, përmes shantazhit dhe kërcënimeve në rrjetet sociale, i kishte marrë një 39-vjeçareje nga Saranda shumën prej 5000 eurosh dhe vijonte ta kërcënonte për t’i marrë edhe 50 000 euro të tjera" informoi sot policia e Vlorës....