Çekia mund të tërheqë njohjen e Kosovës, ja pse zgjedhja e Babish mund t’i prishë punë Prishtinës

Çekia mund të tërheqë njohjen e Kosovës, ja pse zgjedhja e Babish mund t’i prishë punë Prishtinës

Ish-kryeministri i Çekisë, Andrej Babish, fitoi zgjedhjet parlamentare katër vjet pas humbjes së pushtetit. Por, ai nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare për të formuar qeverinë, të cilën e drejtoi nga viti 2017 deri në vitin 2021. Zgjedhjet në Çeki janë monitoruar nga Bashkimi Evropian dhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, për shkak të ndikimit të mundshëm që rezultati mund të ketë në politikën ndaj Ukrainës. Gjithashtu, shumë analistë kanë paralajmëruar se përbërja e ardhshme qeverisëse mund të përfshijë edhe partinë e ekstremit të djathtë “Liria dhe Demokracia e Drejtpërdrejtë” e cila ka bërë thirrje për të larguar vendin nga BE dhe NATO. Babishi është një politikan populist i qendrës së djathtë, i cili gjatë mandatit të tij të parë ka dhënë sinjale...