‘Partizani’, Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

‘Partizani’, Berisha paraqitet sot në SPAK në zbatim të masës ‘detyrim paraqitje’

Sali Berisha TIRANË-Kreu i PD-së, Sali Berisha do të paraqitet sot, në orën 09:30, në SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje” për aferën Partizani. Në gjyqin për këtë çështje, Berisha nuk është paraqitur asnjëherë deri më tani, por është përfaqësuar nga avokatët e tij. Në çështjen "Partizani", Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë, pasi SPAK pretendon se gjatë periudhës kur ishte kryeministër, ai favorizoi dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin në përfitimin e pronës, duke i hapur rrugë përfitimeve të parregullta në vlerë prej 5.4 milionë eurosh nga një biznes ndërtimi. Përveç Berishës dhe Malltezit, të pandehur në këtë dosje janë edhe ortaku i Malltezit, Xhimi Begeja, biznesmeni Fatmir Bektashi dhe financierja Andia Pustina./ZËRI