Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, lëndohet rëndë drejtuesi i motorit
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mëngjesin e së hënës në superstradën Lezhë-Milot, në afërsi të fshatit Shënkoll. Në përplasje u përfshinë dy automjete dhe një motoçikletë, ku si pasojë mbeti i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk raportohet për persona të tjerë të lënduar. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.