Allegri vendos rekord, parakaloi Trapattoni. Askush si ai në ndeshjet Juventus-Milan

Allegri vendos rekord, parakaloi Trapattoni. Askush si ai në ndeshjet Juventus-Milan

6 Tetor 2025 7:45 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri ka hyrë në histori si trajneri me më shumë ndeshje në duelin klasik Juventus–Milan. Me supersfidën e mbrëmshme (0-0), ai ka arritur 32 prezenca në pankinë në këtë përballje të madhe, duke kaluar legjendën Giovanni Trapattoni që kishte 31. Nga këto, 21 herë Allegri ka drejtuar Juventusin dhe 11 herë Milanin, duke u bërë kështu trajneri me më shumë paraqitje në historinë e kësaj përballjeje që nga sezoni 1929/30. Në “Allianz Stadium”, tifozët bardhezinj nuk e harruan lidhjen e fortë me ish-trajnerin e tyre. Në momentin që autobusi i Milanit mbërriti në stadium, shumë prej tyre duartrokitën Allegrin, i cili ndodhej në pjesën e përparme të autobusit. Një gjest që dëshmon respektin dhe mirënjohjen për trajnerin që kaloi...