Lufta në Gaza, sekretari Rubio: Bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve

Lufta në Gaza, sekretari Rubio: Bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve

Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, deklaroi këtë të diel se bombardimet duhet të ndalen për të lehtësuar lirimin e pengjeve në Gaza. “Nuk mund të lirosh pengje ndërsa ende ka bombardime… kjo duhet të ndalet, por gjithashtu duhet të punosh me logjistikën tjetër”, tha ai. “Ne duam t’i nxjerrim pengjet sa më shpejt të jetë e mundur”- u shpreh Rubio. Një plan me 20 pika parashikon ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve dhe lirimin e 48 pengjeve, vetëm 20 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të ndaluar nga Izraeli. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në një fjalim televiziv të shtunën, u shpreh se shpreson të njoftojë lirimin e pengjeve në ditët në vijim. Zëdhënësi i tij, Bedrosian, deklaroi...