Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

Hajduti ‘i penduar’ që i ktheu bizhuteritë e vjedhura gruas 82-vjeçare dhe i kërkoi falje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin holandez Sint-Analand, ku një hajdut i kërkoi falje një gruaje 82-vjeçare gjatë një vjedhjeje në shtëpinë e saj dhe madje i ktheu disa nga bizhuteritë që kishte marrë. Lajmi u bë i ditur nga policia lokale, e cila raportoi se incidenti ndodhi gjatë natës. Autori hyri në banesë pasi theu xhamin e derës së tarracës. Gruaja u zgjua nga drita dhe më pas dëgjoi një zhurmë të fortë, ndërsa hajduti iu afrua duke i kërkuar bizhuteritë në anglisht të dobët. Ai arriti të merrte një byzylyk dhe një gjerdan, por kur viktima i tregoi se gjerdani kishte të varur unazën e martesës së bashkëshortit të saj të ndjerë, hajduti u ndal. “Më falni, duhet ta bëj, jam...