Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Premtojnë para dhe shtetësi’/ 5000 kubanezë në luftën e Ukrainës krah Rusisë
Mijëra luftëtarë kubanë janë angazhuar aktivisht në radhët e forcave ruse që luftojnë në Ukrainë, sipas një raporti të brendshëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, të cilit i referohet agjencia Reuters. “Pas Koresë së Veriut, Kuba është vendi që kontribuon me numrin më të madh të trupave të huaja në ofensivën ushtarake të Rusisë në Ukrainë, me një vlerësim prej 1.000 deri në 5.000 luftëtarë kubanë aktivë në front,” – thuhet në dokumentin e përmendur. Sipas raportit, SHBA e ka informuar Ukrainën për këtë zhvillim, në kuadër të përpjekjeve për të kundërshtuar një rezolutë të Kombeve të Bashkuara që i bën thirrje Uashingtonit të heqë embargon ekonomike ndaj Kubës, e cila është në fuqi që nga viti 1960. Megjithatë, rezoluta e OKB-së është vetëm simbolike,...