“Paqe” në Juventus-Milan, mungon goli. Pulisic mund të ishte heroi i ndeshjes (video)

“Paqe” në Juventus-Milan, mungon goli. Pulisic mund të ishte heroi i ndeshjes (video)

5 Tetor 2025 22:42 Telesport Supersfida e javës së gjashtë në Serie A, mes Juventusit dhe Milanit është mbyllur në barazim pa gola. Pjesa e parë ishte e mërzitshme dhe pa raste nga të dy ekipet. Milan e nisi më mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 53-të pati shansin e artë të kalonte në avantazh. Santiago Gimenez pengohet nga Lloyd Kelly brenda zone dhe arbitri jep penallti. Christian Pulisic gabon, duke e goditur topin shumë larg portës. SHIKOPENALLTINEEHUMBURNGAPULISIC Pavarësisht përpjekjeve të të dy ekipeve për të gjetur golin, më shumë për Milanin, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund dhe të dyja mjaftohen me nga një pikë. Pas 6 javësh, Milan renditet në vendin e tretë me 13 pikë, Juventus në vendin  e...