Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Detaje nga vrasja e dyfishtë në Greqi, si u përpoq të arratisej 55-vjeçari
Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e kësaj të diele në Greqi. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së së dielës në kampingun e zonës Finikunda në Mesinia, ku një person ende i paidentifikuar hyri në ambientet e recepsionit dhe qëlloi për vdekje pronarin e kampingut, një burrë rreth 70 vjeç, banor i zonës. Pak metra më larg, u gjet i vrarë edhe një 55-vjeçar, punonjës i kampingut dhe mik i afërt i pronarit. Sipas burimeve, ai u përpoq të arratisej, por u qëllua gjithashtu për vdekje nga i njëjti autor. Të dy të plagosurit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa policia, e njoftuar nga banorë të zonës që dëgjuan të shtënat, gjeti trupat e tyre të pajetë...