Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja në Kalamata, shqiptari punonte kujdestar në kamping, u qëllua në shpinë me armë gjahu
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Greqi, në zonën e Messinia ku viktimat janë pronari grek i një kampingu, 70-vjeç dhe një mik i tij, kujdestar në kamping, afërsisht 50 deri në 55 vjeç i cili dyshohet të jetë shqiptar. Mediat lokale shkruajnë se një sulmues i panjohur hyri në recepsionin e kampingut dhe qëlloi 70-vjeçarin, i cili ndodhej aty në atë kohë, duke e plagosur për vdekje. Krimi ndodhi në sy të 55-vjeçarit, i cili u përpoq të arratisej, ku sulmuesi i panjohur qëlloi edhe atë, duke e vrarë. Menjëherë më pas, autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes. Policia u njoftua nga fqinjët dhe ka gjetur në vendngjarje dy viktimat të...