Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Me Serbinë nuk është një ndeshje si të tjerat”, Silvinjo e pranon: Kjo përballje ka një peshë të madhe
Edhe pak ditë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme në këtë fusha të kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë do të masin forcat me Serbinë në Leskovac më 11 tetor, në një sfidë që do të vendosë shumë për vendin e dytë në grup. Në një intervistë të dhënë për “TV Klan” Silvinjo është ndalur te ky duel mjaft i rëndësishëm. Trajneri brazilian është i vetëdijshëm për peshën e madhe që mbart kjo ndeshje, por thekson se ka besim te lojtarët e tij. “Thatë diçka shumë të bukur: Jemi gjallë. Fitorja me Letoninë na dha mundësinë që të vinim këtu në tetor në një ndeshje shumë të rëndësishme. Kualifikueset e Botërorit nuk janë kurrë të lehta. E dini edhe ju tashmë, e dinë...