Zgjedhjet e pjesshme, Rama thumbon PD-në ndërsa opozita ende pa kandidatë: Shitet dyqani

Zgjedhjet e pjesshme, Rama thumbon PD-në ndërsa opozita ende pa kandidatë: Shitet dyqani

Teksa zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie afrohen, kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë e tij ndaj Partisë Demokratike. Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje.Kujtojmë se Partia Socialiste ka shpallur Ogerta Manasirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka shpallur ende asnjë kandidat. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha dje pas mbledhjes së Kryesisë se PD do të mbështesë figurat jo politike, teksa u bëri thirrje qytetarëve nga shoqëria civile që të shpallin kandidaturat e tyre nëse janë të interesuar. Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për...