Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin

Superliga ngre siparin: Tirana triumfon ndaj Fierit, fitore edhe për Teutën e Elbasanin

Ka nisur java e parë e Superligës në basketboll për meshkuj, kampionat ku të 12 ekipet janë të përfshira në një grup të vetëm. Tirana e nis mbarë këtë edicion, duke mundur 94-84 Fieri basket në “Fahrie Hoti”. Bardheblutë u shkëputën 30-11 që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund, duke mos lejuar miqtë nga Fieri të fitojnë. Massie me 21 pikë e Nika me 19 pikë u dalluan për kryeqytetasit. Fitore të rëndësishme korri Elbasani, që në fushën e tij mundi 98-64 Pogradecin. Edhe këtu, vendasit u shkëputën që në fillim, duke administruar e thelluar avantazhin deri në fund (5 lojtarë realizuan mbi 10 pikë për vendasit). Jashtë fushe fiton Teuta, që mundi 89-81 Kamza Basket, duke marrë dy pikët...