Djali i Gianluigi Buffon debuton në Serie A, por nuk e shmang dot turpërimin e ekipit të tij

Djali i Gianluigi Buffon debuton në Serie A, por nuk e shmang dot turpërimin e ekipit të tij

5 Tetor 2025 20:06 Telesport Louis Thomas Buffon, djali i ish-portierit legjendar të Italisë dhe Juventusit, Gianluigi Buffon, ka debutuar sot në Serie A në sfidën mes Bologna dhe Pisa. 17-vjeçari u fut në fushë në minutën e 77-të, në vend të M’Bala Nzola, duke debutuar zyrtarisht në Serie A, plot 30 vite pas debutimit të babait të tij, Gigi Buffon. Adoleshenti është sulmues, zakonisht luan si anësor, por sot luajti pak më në qendër në paraqitjen e tij 15-minutëshe kundër Bolognës. Përsa i përket rezultatit, Bologna fitoi 4-0. Kujtojmë që deri tani Louis Thomas Buffon ka zgjedhur të luajë për Republikën Çeke, pra ka zgjedhur të përfaqësojë origjinën e nënës së tij. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që një ditë të ndryshojë mendje dhe të...