Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Lumenjtë toksikë të Shqipërisë/ Një det plastike dhe premtimesh të thyera që ndotin Adriatikun
                            Në bregun e Adriatikut, aty ku lumi Ishëm derdhet në det, qetësia thyhet nga pamja e rërës së mbuluar me shishe plastike, qese infuzioni dhe mbetje të tjera spitalore. Ujërat e zeza dhe kimikatet përzihen me valët, duke shndërruar këtë peizazh në një simbol të degradimit. Aty ku dikur kishte jetë ujore, sot mbizotëron fjala “biologjikisht i vdekur.” Investime publike multim milionë euro për pastrimin e tij kanë dështuar plotësisht, ndërsa ujërat toksike vazhdojnë të shkatërrojnë ekosistemet bregdetare. Nga larg, delta e lumit Ishëm në bregdetin shqiptar të Adriatikut mund të duket si një peizazh i egër dhe i paprekur. Por një vështrim më nga afër, madje edhe nga sateliti në Google Earth, zbulon një realitet tjetër, shumë më shqetësues. Vija bregdetare është e mbuluar...