Saga e familjes Jaçaj/ Saranda në “shtetrrethim”, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Saga e familjes Jaçaj/ Saranda në “shtetrrethim”, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Forcat RENEA dhe një grup i repartit të FNSH kanë zbarkuar në qytetin e Sarandës dhe në zonat periferike të Bashkisë Konispol, duke kryer kontrolle të shumta me qëllim gjetjen e provave që mund të çojnë në zbulimin e autorëve të vrasjes së 58-vjeçarit Isuf Jaçaj.Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se pista e vetme në të cilën po hetohet është ajo e vrasjes për hakmarrje, për shkak se i biri i viktimës ka ndihmuar autorin e plagosjes së dy personave më 17 korrik në Sarandë. 31-vjeçari Klaus Jaçaj u vetëdorëzua në Komisariatin e Sarandës mbrëmjen e 23 korrikut, dy ditë pasi një person i maskuar i shpërtheu me eksploziv automjetin e tij tip “BMW”, që ndodhej i parkuar pranë banesës, ngjarje kjo ende...