Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Pse je gjithë kohës kaq negativ?” Hamasi pranoi paqen, zbulohet telefonata e tensionuar Trump-Netanyahu
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu patën një telefonatë të tensionuar të premten pasi Hamasi pranoi pjesërisht planin e paqes të SHBA-së për Gazën. Trump e quajti zhvillimin “lajm të mirë”, ndërsa Netanyahu tha se nuk kishte asgjë për të festuar. Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga Axios, Trump e telefonoi Netanyahun sapo mori përgjigjen e Hamasit, të cilën e konsideroi një shenjë pozitive të një marrëveshjeje të mundshme paqeje. Megjithatë, reagimi i kryeministrit izraelit ishte i ftohtë. “Bibi i tha Trump se nuk kishte arsye për të festuar dhe se përgjigjja e Hamasit nuk do të thoshte asgjë”, tha një zyrtar amerikan me dijeni të bisedës. Përgjigja e Trump ishte e ashpër: “Nuk e di pse je gjithmonë kaq negativ. Kjo është një fitore, pranoje “, raportohet se tha ai. Në përgjigjen e tij zyrtare,...