Të gjithë sytë nga Egjipti, bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Hamasit nisin të hënën

Të gjithë sytë nga Egjipti, bisedimet për paqe mes Izraelit dhe Hamasit nisin të hënën

Këtë të hënën pritet të nisin në Egjipt negociatat indirekte mes Izraelit dhe Hamasit, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe Katarit. Këto bisedime shihen si ndër më të rëndësishmet që nga fillimi i luftës në Gaza dhe mund të përcaktojnë nëse ekziston një rrugë reale drejt një armëpushimi dhe fundi të konfliktit. Negociatat zhvillohen pas një reagimi të papritur nga Hamasi, i cili ka pranuar disa pjesë të planit prej 20 pikash të propozuar nga SHBA-ja. Ky plan përfshin lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e qeverisjes së Gazës tek një administratë teknokratike palestineze. Megjithatë, Hamasi nuk ka dhënë ndonjë përgjigje për çështje thelbësore si çarmatimi apo roli i tij i mundshëm në qeverisjen e ardhshme të Gazës. Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë po ushtrojnë presion për një...