Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Digjet xhamia me dy persona brenda në qytetin anglez
Një xhami në qytetin Peacehaven, pranë Brighton-it në jug të Anglisë, është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës, në një ngjarje që policia britanike po e heton si sulm të qëllimshëm dhe krim urrejtjeje. Dy persona që ndodheshin brenda objektit shpëtuan për mrekulli, pasi atentatorët, të maskuar me kapuça, tentuan të hapnin derën e xhamisë përpara se të hedhin benzinë në hyrje dhe t’i vinin zjarrin, shkruan A2 CNN. CNN raporton se administratori i xhamisë, i cili preferoi të mbetej anonim, në momentin e sulmit brenda ndodheshin drejtuesi i xhamisë dhe një besimtar tjetër, të dy në të gjashtëdhjetat, të cilët po pinin çaj pas faljes së mbrëmjes. Ata dëgjuan një shpërthim të fortë dhe arritën të dilnin jashtë, ndërsa flakët përfshinë hyrjen kryesore....