Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë.    Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ekspertët e xhenios dyshojnë se janë përdorur rreth 800 gramë eksploziv tritol, i vendosur poshtë automjetit tip “Toyota” në pronësi të Isuf Jaçaj, 58 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.     Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë kryer me telekomandë, në momentin kur viktima sapo ishte futur në makinë.   Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:48, në lagjen nr. 3 të Sarandës, vetëm pak metra larg vendit ku para tre muajsh iu hodh në erë makina djalit të Jaçaj. Kjo përputhje ka ngritur dyshime te autoritetet për një zinxhir ngjarjesh të ndërlidhura.     Shpërthimi tronditi Sarandën, duke shkaktuar...