Burimi: 
								Kohajone.com
								
							
                                    Foto © Kohajone.com                                
                            “Pse je gjithmonë kaq negativ?” Biseda telefonike mes Trump dhe Netanyahu pas miratimit të planit nga Hamasi
                            Bota E Diel, 5 Tetor 2025 17:42 Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu patën një bisedë telefonike të ngarkuar emocionale pas miratimit me kusht të planit amerikan të paqes nga Hamasi. Trump, i entuziazmuar nga ky zhvillim,  e kontaktoi Netanyahun për t’i përcjellë këtë lajm,  por përgjigja e udhëheqësit izraelit ishte e ftohtë dhe skeptike.  Sipas raportimeve të Axios,  Netanyahu i tha Trump-it se “nuk kishte asgjë për të festuar” dhe se kjo nuk do të ndryshonte shumë rreth situatës. Reagimi i presidentit amerikan ishte i drejtpërdrejtë dhe energjik:“Nuk e kuptoj pse je gjithmonë kaq negativ.  Kjo është një fitore.  Merre me vete,”   citohet të ketë thënë Trump,  duke shprehur padurimin dhe dëshirën për të parë përparim.