Bombardimet ruse në Ukrainë/ Zelensky: Moska po tenton të na shkatërrojë infrastrukturën energjetike përpara dimrit

Bombardimet ruse në Ukrainë/ Zelensky: Moska po tenton të na shkatërrojë infrastrukturën energjetike përpara dimrit

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ka reaguar pas bombardimeve të bëra nga Rusia gjatë mbrëmjes së djeshme në rajonin perëndimor të Lvivit me 700 dronë dhe 50 raketa. Zelensky tha se, Rusia po tenton që të shkatërrojë infrastrukturën e energjisë së Ukrainës përpara dimrit. ‘Fatkeqësisht, nuk ka pasur një përgjigje të fortë dhe dinjitoze nga bota ndaj gjithçkaje që po ndodh, ndaj shkallës dhe guximit gjithnjë në rritje të sulmeve ruse” në Ukrainë. Pikërisht për këtë arsye Putini po vepron në këtë mënyrë, ai thjesht tall Perëndimin, heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve vendimtare në përgjigje. Rusia ka hedhur poshtë çdo propozim për të ndaluar luftën ose të paktën për të ndaluar sulmet. Rusia po përpiqet hapur të shkatërrojë infrastrukturën tonë civile tani, para...