Reshjet e shiut sjellin trafik të renduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjatë mjetesh prej disa orësh

Reshjet e shiut sjellin trafik të renduar në aksin Lezhë-Milot, radhë të gjatë mjetesh prej disa orësh

Pasditja e kësaj të diele ka rikthyer thuajse në të gjithë territorin reshjet e shiut. Kështu për shkak të kushteve atmosferike situatë problematike paraqitet në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku trafiku është rënduar ndjeshëm. Prej disa orësh, në këtë segment janë krijuar radhë të gjata automjetesh, që në disa pika shtrihen për disa kilometra. Mbyllja e urës së Milotit, që prej muajit korrik, vijon gjithashtu të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e automjeteve.Ura u mbyll për shkak të dëmtimeve të pësuara, ndërsa punimet për riparimin e saj ende nuk kanë nisur, duke detyruar drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugë dytësore, që shpesh bëhen burim i vonesave të mëdha.