Rubio: Lufta në Gaza nuk ka përfunduar, prioritet nxjerrja e pengjeve

Rubio: Lufta në Gaza nuk ka përfunduar, prioritet nxjerrja e pengjeve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka thënë të dielën se lufta në Gaza nuk ka përfunduar ende, duke e përshkruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi vetëm si fazë të parë drejt përfundimit të luftës, siç e parasheh një plan amerikan i paqes prej 20 pikash. Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Lufta në Gaza është nxitur nga sulmet e militantëve të Hamasit më 7 tetor 2023 në jug të Izraelit, duke vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Rubio i ka thënë rrjetit televiziv amerikan NBC se Hamasi ka rënë dakord “në parim” me propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump për kornizën e lirimit të pengjeve, dhe që do...