“Rritja e urrejtjes antisemite kërcënon paqen globale”, Papa Leone për luftën në Gaza: Shpresoj për një armëpushim të shpejtë

“Rritja e urrejtjes antisemite kërcënon paqen globale”, Papa Leone për luftën në Gaza: Shpresoj për një armëpushim të shpejtë

Papa Leone XIV ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për rritjen e urrejtjes antisemite në botë, duke iu referuar sulmit terrorist në një sinagogë në Mançester të Anglisë veriore, që ndodhi në fillim të kësaj jave. Ai gjithashtu u shpreh i trishtuar për vuajtjet e popullit palestinez në Gaza, duke theksuar se kjo situatë vazhdon të rëndojë mbi të gjithë botën. Në një fjalim të mbajtur gjatë lutjes së së dielës, Angelus, Papa i parë amerikan tha: “Shpreh shqetësimin tim për rritjen e urrejtjes antisemite në botë, siç për fat të keq e pamë me sulmin terrorist në Mançester disa ditë më parë. Vazhdoj të jem i trishtuar nga vuajtjet e pafundme të popullit palestinez në Gaza”. Papa, i cili ka qenë një figurë...