VIDEO +FOTO/ Tentoi t’u ikte ‘Shqiponjave’, 31-vjeçari i rrezikshëm që përplasi 9 makina, pjesë e grupit të Marklen Hakës

VIDEO +FOTO/ Tentoi t’u ikte ‘Shqiponjave’, 31-vjeçari i rrezikshëm që përplasi 9 makina, pjesë e grupit të Marklen Hakës

Ky është 31-vjeçari Imer Krrashi, i cili tentoi t’i shpëtojë policisë gjatë një kontrolli pas informacioneve se ky shtetas qarkullonte me armë zjarri pa leje. Krrashi përfundoi në prangat e bluve të kryeqytetit, ndërsa të dëmtuar mbetën 9 automjete dhe 1 motor. Drejtuesi i motoçikletës, një punonjës policie jashtë shërbimit, po udhëtonte së bashku me bashkëshorten nga Liqeni Thatë në drejtim të zonës së Teg-ut, kur u përplas nga Krrashi dhe për pasojë përfundoi përpara një tjetër mjeti që u përfshi në aksident. Shkak për aksidentimin e 9 automjeteve dhe të motorit, u bë refuzimi nga ana e 31-vjeçarit për t’iu nënshtruar kontrollit. ‘Në momentin që drejtuesi i automjetit është njohur me urdhrin e Policisë, ka refuzuar urdhrin për kontroll dhe është larguar me shpejtësi...