Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Vuçiq: “Të gjithë po përgatiten për luftë”, akuza dhe tensione për situatën në Ballkan
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po përdor “kohën para luftës” për të fituar mbështetje nga shumica e shteteve evropiane dhe vendet anëtare të NATO-s në favor të Prishtinës. Këto komente ai i bëri gjatë një prononcimi pas një pyetjeje për thirrjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, drejtuar Evropës për të ndaluar “taktikat agresive dhe destabilizuese” të Serbisë ndaj fqinjëve të saj. Në kontekstin e Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kopenhagë, Vuçiq paralajmëroi se “bota po bëhet gjithnjë e më e vështirë” dhe shprehu shqetësimin se po afrohet një konflikt i madh.“E dimë se do të ketë luftë, dhe do të ketë, po e them me përgjegjësi, sepse shoh se...