Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tentoi të arratisej me armë në makinë, VIDEO e momentit kur policia ndjek 31-vjeçarin nëpër Tiranë dhe e vë në pranga
Është publikuar video nga momenti kur 31-vjeçari Imer Krrashi me precedentë të theksuar kriminal, u largua me shpejtësi nga forcat “Shqiponja”, me armë në makinë. Në video shihet se i riu është ndjekur nga forcat Shqiponja nëpër Tiranë, ndërsa më pas edhe është arrestuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, në zonën e Liqenit të Thatë. Forca e Posaçme “Shqiponja” i kishte bërë shenjë ndalimi një automjeti që po lëvizte drejt TEG-ut, pasi kishte informacion se drejtuesi mund të ishte i armatosur. Njoftimi i policisë: Tiranë/ Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të personave që mund të qarkullojnë me armë zjarri apo të transportojnë lëndë narkotike, bazuar edhe në informacionin e marrë në rrugë operative se...