Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarr në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë, shkrumbohet apartamenti (Detaje)
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në katin e 8 të një pallati pranë xhamisë në Fier, ku është djegur një apartament. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur dy automjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesat e tjera. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.