“Erion Veliaj u burgos pa gjyq”, Rama: Tirana mbeti pa kryetar për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë

“Erion Veliaj u burgos pa gjyq”, Rama: Tirana mbeti pa kryetar për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë

Beteja ligjore e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese nuk mund ta lërë Tiranën pa një kryetar bashkie.  Sezonin e tretë të podcastit “Flasim” Kryeministri Edi Rama e riktheu me të ftuarën e parë, kandidaten për kryeqytetin Ogerta Manastirliun ku shpjegoi dhe arsyet për vendimin e shkarkimit te Erion Veliajt. “Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, tha Rama. Rama komentoi gjithashtu edhe kritikat për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Begaj, e quajtur antikushtetuese...