Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë, Presidenti Begaj pret liderët rajonalë, në fokus çështjet që prekin Ballkanin Perëndimor

Samiti i Brdo-Brijunit në Tiranë, Presidenti Begaj pret liderët rajonalë, në fokus çështjet që prekin Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mikpresë në datat 5 dhe 6 tetor në Shqipëri udhëheqësit e vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijuni-t. Samiti 2-ditor i Brdo-Brijunit mbahet këtë vit në Shqipëri. Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor. Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë. Veç Seancës Plenare dhe Konferencës për Shtyp që Presidenti Begaj do të mbajë së bashku me homologët e Sllovenisë dhe Kroacisë, (shtetet bashkëkryesuese të “Brdo –Brijuni-t”), përgjatë punimeve të këtij samiti janë parashikuar edhe takime dypalëshe mes liderëve pjesëmarrës. Ky samit pritet...