Përplasi 9 makina dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Tiranë, kush është 31 vjeçari me precedentë të forta kriminale

Përplasi 9 makina dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Tiranë, kush është 31 vjeçari me precedentë të forta kriminale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku një 31-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal ka shkaktuar panik në rrugët e qytetit, pasi refuzoi ndalimin nga Policia dhe u largua me shpejtësi duke përplasur disa automjete. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në zonën e Liqenit të Thatë, kur Forcat e Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti të dyshuar që po lëvizte drejt TEG-ut. Drejtuesi i mjetit, shtetasi Imer Krrashi, 31 vjeç, i njohur me disa identitete të tjera si I. M. dhe I. U., nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe u largua me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar edhe jetën e efektivëve që po komunikonin me të. Në ndjekje intensive nga Policia, mjeti i drejtuar nga Krrashi shkaktoi...