DETAJE nga atentati në Sarandë/ U përdorën 800 gram tritol, shoqërohen 10 persona, dy të dyshuar

DETAJE nga atentati në Sarandë/ U përdorën 800 gram tritol, shoqërohen 10 persona, dy të dyshuar

Isuf Jaçaj SARANDË- Policia e Sarandës ka shoqëruar sot mbi 10 persona lidhur me atentatin me tritol mbrëmjen e djeshme ku mbeti i vrarë Isuf Jaçaj. Në pyetje janë marrë edhe banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi në lagjen nr.3 në qytet. Gjithashtu atentati dyshohet se u krye nga dy persona. Mësohet se për shpërthimin u përdorën 800 gram tritol, ndërkohë kontrollet vijojnë dhe në Tiranë. Isuf Jaçaj humbi jetën mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, pas shpërthimit me tritol që iu vendos makinës së tij. Viktima kishte precedentë penalë të mëparshëm dhe ishte babai i Klaus Jaçajt, i cili ndodhet aktualisht në burg, i akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 17 korrik 2025. Vrasja e 58-vjeçarit, i...