Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Vrasje e paramenduar/ Ekzekutohet bosi i mafias greke, dyshohet për larje hesapesh në botën e krimit të organizuar
Një video e ekzekutimit mafioz të Charalambos Theologos, i njohur nga autoritetet si “Bobby the Greek”, në një kafene në qytetin Laval, në periferi të Montrealit, ka tronditur Kanadanë dhe diasporën greke. Vrasja ndodhi në mes të ditës, kur dy burra të armatosur me kapuçë dhe bluza me kapuçë hynë në një kafene Starbucks dhe hapën zjarr ndaj 40-vjeçarit grek të diasporës. Klientët u shtrinë në dysheme për të shpëtuar veten, ndërsa kamerat e sigurisë regjistruan sulmin duke kapur edhe momentin kur klientët vraponin të tmerruar drejt daljes. Theologos u plagos për vdekje, ndërsa dy persona të tjerë që ishin pranë tij u plagosën rëndë. Policia e Kebekut po e trajton vrasjen si një larje hesapesh midis fraksioneve rivale të krimit të organizuar, pasi Theologos...