Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë, fushata vijon në terren

Vaksinim antigrip falas në banesë për pacientët kronikë, fushata vijon në terren

Ekipet mjekësore në të gjithë vendin po vijojnë çdo ditë vaksinimin në banesë për pacientët me sëmundje kronike, duke siguruar akses të lehtë dhe falas ndaj vaksinës antigrip, veçanërisht për ata që nuk mund të lëvizin drejt qendrave shëndetësore.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale publikoi sot në rrjetet sociale momente nga puna në terren e infermiereve të qendrës shëndetësore nr. 9 në Tiranë, duke theksuar angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. “Vaksina shpëton jetë. Në këtë periudhë të gripit sezonal, ekipet tona janë çdo ditë në terren, duke ofruar vaksinën antigrip falas në banesë për pacientët kronikë që nuk kanë mundësi të paraqiten në qendrat shëndetësore. Shëndeti i çdo qytetari mbetet prioriteti ynë”, nënvizon Ministria. Eriseida Brisku, infermiere pranë kësaj qendre shëndetësore,...