Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Madonna bën paraqitjen e parë publike pas rrëfimit për sëmundjen e rëndë
Mbretëresha e Popit, Madonna, ka zgjedhur një dalje të rrallë publike me një pamje më të thjeshtë gjatë vizitës së saj në Londër. 67-vjeçarja u pa në stadiumin “Stamford Bridge” për të ndjekur ndeshjen Chelsea–Liverpool, në shoqërinë e partnerit të saj 29-vjeçar, Akeem Morris. Çifti u përzien me turmën e tifozëve ndërsa mbështesnin ekipin londinez, i cili fitoi me rezultatin 2-1. E veshur me një pallto të zezë dimërore, Madonna kishte hequr dorë nga pamja e saj glamuroze tipike, duke zgjedhur një paraqitje më diskrete. Akeem qëndronte pranë saj gjatë ndeshjes, shkruan DailyMail. Dyshja janë parë më herët në takime të Chelseat, ndërsa lidhja e tyre u bë publike në korrik 2024 pas disa muajsh spekulimesh. Ata njihen që prej vitit 2022, kur pozuan bashkë...