Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
F1 SINGAPOR/ Incident Leclerc-Norris, Piastri dominon në FP2
Pas sesionit të parë të lirë, ku më i shpejti ish te Fernando Alonso, e premtja në Singapor u mbyll nën shenjën e Oskar Piastrit. Piloti i MekLarenit regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira në “Marina Bay”, duke e ndalur kronometrin në 1:30.714. Australiani la pas Isak Haxharin (+0.132) dhe Maks Vershtapen (+0.143), në një seancë të trazuar me dy ndërprerje dhe disa incidente. Një nga momentet kryesore ishte kontakti në “pit lanë” mes Sharl Lëklerkut dhe Lando Norrisit. Ferrari i monegaskut u lirua në mënyrë të pasigurt pikërisht kur britaniku po kalonte në zonën e shpejtë, duke detyruar pilotin e MekLarenit të shmangë makinën dhe të godasë muret, çka i dëmtoi krahun e përparmë të makinës. Skuderia...