Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I zhdukur prej katër muajsh, nëna denoncon humbjen e djalit të mitur në Elbasan
Një 36-vjeçare ka denoncuar zhdukjen e djalit të saj 16-vjeçar në qytetin e Elbasanit. Në njoftimin e bluve bëhet me dije i mituri rezulton i zhdukur që prej muajit qershor. Policia vijon hetimet për gjetjen e tij. “Më datë 04.10.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se në muajin qershor i është larguar nga banesa djali i saj 16 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njoftoi sot policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.