Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Shkatërrohet banda e “Lulit” dhe “Karlos”, 13 shqiptarë përfundojnë në pranga (EMRAT)

Operacion ndërkombëtar antidrogë/ Shkatërrohet banda e “Lulit” dhe “Karlos”, 13 shqiptarë përfundojnë në pranga (EMRAT)

Një megaoperacion është zhvilluar nga Guardia di Financa dhe Antimafia e Leçes më 2 tetor, duke çmontuar një organizatë narkotrafiku italo-shqiptare, që operonte në kalimin e tonelatave me drogë nga Shqipëria në Itali dhe më pas në Spanjë dhe anasjelltas. Të paktën 29 persona janë arrestuar dhe vendosur nën akuzë, mes tyre edhe gra, ku shumica janë familjarë dhe bosët emra të njohur. Baza kryesore e organizatës ishte në Salento, ndërsa në operacion morën pjesë qindra forca dhe u sekuestruan drogë, para dhe sende me vlerë prove materiale. Hetimi zbuloi ekzistencën e grupeve të shumta kriminale, kryesisht të përbëra nga italianë dhe shqiptarë (përfshirë një spanjoll), të cilët dyshohet se drejtonin një rrjet kompleks trafikimi droge. Operacioni, i quajtur “Gioele”, i drejtuar nga Drejtoria Antimafia...