Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

Thirrja e BQE për para fizike, BSH: S’cënohet nxitja e pagesave dixhitale. Ekspertët: S’ka rrezik për Shqipërinë

Pak ditë më parë, Banka Qendrore Evropiane lëshoi një thirrje për qytetarët që të mbajnë para fizike, që mund t’i përdorin në raste emergjence. Një thirrje e tillë vjen në një kohë kur në Shqipëri po nxiten shërbimet digjitale dhe po punohet për të reduktuar përdorimin e parasë fizike. Por, Banka e Shqipërisë, në një koment për “Vizion Plus”, thotë se apeli i Bankës Qendrore Evropiane nuk bie ndesh me nxitjen e pagesave digjitale, por bëhet fjalë për një garanci sigurie në kohë krizash të jashtëzakonshme, si pandemia apo situata të ngjashme, kur kanalet digjitale mund të jenë të kufizuara. “Pagesat digjitale janë e ardhmja dhe ofrojnë shpejtësi, transparencë dhe kosto më të ulëta. Ky është objektiv i Shqipërisë, në përputhje të plotë me Bashkimin...