Përshkallëzohen tensionet në SHBA/ Trump autorizon dërgimin e trupave në Çikago, guvernatori kundërshton ashpër

Përshkallëzohen tensionet në SHBA/ Trump autorizon dërgimin e trupave në Çikago, guvernatori kundërshton ashpër

Një gjyqtar federal në Oregon ka lëshuar urdhër të përkohshëm që ndalon planin e Presidentit Donald Trump për të dërguar trupa federale në Portland, duke argumentuar se ai ka tejkaluar autoritetin kushtetues. Në të njëjtën kohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka autorizuar dërgimin e 300 anëtarëve të Gardës Kombëtare në Çikago për të “mbrojtur asetet federale”, ndërsa protestat për zbatimin e ligjit federal për imigracionin po vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjykatësi i distriktit Karin Immergut, që ka bërë kritika për urdhrin e Trump, tha se autoritetet e Oregonit “ka të ngjarë të kenë sukses” në pretendimin se Presidenti po përzihet në kompetenca që i takojnë shtetit, dhe se protestat e Portlandit nuk përbëjnë “rrezik për rebelim”. Sipas Immergut, deklarata presidenciale nuk përputhej me...