Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
VIDEO TRONDITËSE NGA KANADAJA/ Si u ekzekutua në mes të ditës bosi i mafias greke i njohur si ‘Bobby the Greek’
Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda një kafeneje Starbucks në Laval, periferi e Montrealit, kanë tronditur opinionin publik në Kanada dhe diasporën greke, pas ekzekutimit mafioz të Charalambos Theologos, i njohur si “Bobby the Greek”. Ngjarja ndodhi në mes të ditës së shtunë, kur dy persona të armatosur dhe me fytyrat të mbuluara hynë në lokal dhe qëlluan me armë zjarri drejt 40-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend. Dy persona të tjerë pranë tij mbetën të plagosur rëndë. Klientët e kafenesë, të tmerruar, u shtrinë në dysheme ose u përpoqën të iknin, ndërsa momentet dramatike u kapën nga kamerat e sigurisë. Sipas policisë së Kebekut, bëhet fjalë për një larje hesapesh mes fraksioneve rivale të krimit të organizuar. Theologos ishte një figurë...